Politikë
Haxhiu takon zyrtaren e lartë amerikane: SHBA-ja, shtyllë kryesore e integrimit euroatlantik të Kosovës
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim zyrtar me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Wylita Bell.
Në qendër të këtij takimi ishin sfidat dhe prioritetet e legjislaturës së njëmbëdhjetë të Kuvendit, si dhe hapësirat për zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve tona dhe atyre amerikane.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë aleati ynë kyç strategjik, kurse bashkëpunimi i ngushtë me to është i pazëvendësueshëm për përparimin e mëtutjeshëm të Kosovës në rrugën drejt integrimit euroatlantik”, u shpreh kryeparlamentarja Haxhiu.
Gjatë bisedës, ajo gjithashtu shprehu mirënjohjen e saj të thellë për ndihmën e vazhdueshme që Uashingtoni zyrtar i ka ofruar Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe zhvillimit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: