Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Përplasja e re: OVL-UÇK i kujton Trendafilovës se Gjykata Speciale s’është mbi Kuvendin

Redaksia Lajmetereja • 20-10-2026 11:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Përplasja e re: OVL-UÇK i kujton Trendafilovës se Gjykata Speciale s’është mbi Kuvendin
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka dalë me një reagim të ashpër ndaj kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova. Kjo e fundit gjatë ditës së sotme pati një paraqitje publike, ku u mbështet te parimi i pavarësisë së këtij institucioni dhe e gjykatësve me seli në Hagë. Përmes një kumtese për media, OVL-UÇK e ka kundërshtuar hapur deklarimin e Trendafilovës, duke i kujtuar asaj se autoriteti i vetëm për nxjerrjen e ligjeve në Republikën e Kosovës është parlamenti i vendit. “Të pretendosh se një gjykatë ka të drejtën e zgjedhjes së ligjit që rregullon veprimtarinë e saj, është jo vetëm e çuditshme, por edhe qesharake. Këto pretendime i lexuam në komunikatën e znj. Trendafilova. Zonja në fjalë, duhet të dijë se në Kosovë, ligjet i miraton Kuvendi. Vet Dhomat e Specializuara ekzistojnë sepse u krijuan nga Kuvendi, andaj ato nuk kanë pushtet mbi institucionin që i themeloi,” theksohet në reagimin e organizatës. Tutje, në reagim theksohet se është veprim arrogant nga ana e Trendafilovës që t'i mbajë ligjërata Kuvendit mbi sundimin e ligjit, në kohën kur, sipas kësaj organizate, interpretimet e saj personale po shfaqen si të panegociueshme. “Kritika ndaj vendimeve gjyqësore është e drejtë legjitime dhe nuk do të heqim dorë prej saj. Asnjë vendim gjyqësor nuk mund ta fshijë të vërtetën se Lufta Çlirimtare ishte e drejtë. Lirinë e Kosovës e fituan ata që u ngritën kundër gjenocidit, dhe shtetësia e Kosovës qëndron mbi sakrificën e tyre. Andaj, gjykatat asnjëherë nuk duhet të shndërrohen në institute historie, por duhet që me dinjitet e profesionalizëm ta kryejnë punën për të cilën janë mandatuar. Fatkeqësisht, në rastin e Dhomave të Specializuara kanë munguar që të dyja, edhe dinjiteti, edhe profesionalizmi,” përfundon deklarata e OVL-UÇK-së.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar