Sport
Kreu i KDWV-së, Besnik Vasolli: Kapitali i huaj është çelësi për të frenuar largimin e rinisë nga Kosova
Reklamë e Sponsorizuar
Afrimi i investitorëve të huaj luan një rol kyç në hapjen e vendeve të reja dhe cilësore të punës, shtimin e eksporteve, si dhe në ngritjen e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (KDWV), Besnik Vasolli.
Duke vënë inxhin e tij në rëndësinë e Samitit të Ballkanit, Vasolli theksoi se ngjarjet e këtij niveli, që mbledhin së bashku partnerë dhe afaristë nga vende të ndryshme, shërbejnë si një shtysë e fuqishme për përparimin ekonomik dhe për zbutjen e hendekut tregtar.
“Çdo samit që organizohet ku sillen investitorë potencial është i rëndësishëm. Dhe ky samit i Ballkanit luan rolin e vet. Këto dy ditë kishte investitorë potencialë që të investojnë në Kosovë nga vende të ndryshme të Evropës, por edhe më gjerë. Kjo na gëzon sepse këta investitorë mund të prodhojnë vende të punës kualitative për të rinjtë tanë, ta përmirësojnë imazhin dhe brendin e Kosovës. Mund të rrisin eksportin e produkteve apo shërbimeve të Kosovës dhe në këtë mënyrë e balancojnë deficitin tregtar që ne e kemi goxha të madh mes eksportit dhe importit”, u shpreh ai.
Tutje, kreu i KDWV-së veçoi se orientimi drejt fushave që gjenerojnë vlerë të shtuar është jetik për ta mbajtur krahun e punës në vend, duke siguruar kushte dhe horizonte afatgjata për brezin e ri.
“Këto janë ato sektorë të cilët krijojnë vlerë të shtuar dhe e mbajnë fuqinë punëtore në Kosovë. Qëllimi ynë është që të rinjtë të mos migrojnë jashtë vendit, por të kenë vende të punës kualitative me të cilat mundën me planifikuar jetën e tyre. Zhvillohet edhe vendi, çdo produkt që prodhohet në Kosovë është një mesazh i mirë për Kosovën, ‘Made in Kosovo’ sa më shumë që promovohet jashtë vendit e zhvillon shtetësinë dhe brendin kosovar”, përfundoi Vasolli.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: