Sport
Elbasani nis përgatitjet anti-Teuta, Gvozdenovic i jep lamtumirën skuadrës dhe zyrtarizimi i trajnerit të ri është çështje orësh
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i Elbasanit i është rikthyer fushës së blertë mëngjesin e kësaj të marte, duke nisur kështu seancat stërvitore në kuadër të javës së tetë të “Abissnet Superiore”, ku e prisni përballja e radhës ndaj Teutës në stadiumin “Niko Dovana”.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ekipi verdheblu ka ndarë me ndjekësit pamje nga atmosfera e përgatitjeve, të cilat përkohësisht po udhëhiqen nga Hektor Idrizaj, derisa të bëhet zyrtarizimi i trajnerit të ri.
Po ditën e sotme, skuadra dhe stafi teknik kanë mbajtur një ceremoni lamtumire me Ivan Gvozdenovic, i cili është përshëndetur zyrtarisht me lojtarët, vetëm dy ditë pas vendimit të tij për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit.
Ndërkohë, burimet bëjnë me dije se Glen Daja pritet të emërohet në krye të pankinës verdheblu gjatë orëve në vijim. Ish-asistenti i Ilir Dajës te Dinamo është vlerësuar si kandidati kryesor për të marrë frenat e skuadrës, duke shënuar kështu edhe eksperiencën e tij të parë si trajner i parë në karrierë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: