Kronikë
Tentoi t'i fusë kontrabandë nëpërmjet një jastëku qafe, kapen bizhuteri ari me vlerë 4 milionë denarë në Bogorodicë
Reklamë e Sponsorizuar
Autoritetet doganore në pikën kufitare të Bogorodicës kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme bizhuterish ari me vlerë rreth katër milionë denarë. Malli i çmuar po tentohej të futej në mënyrë të paligjshme nga një banor i Tetovës, i cili është edhe pronar i një dyqani argjendarie, teksa ishte fshehur brenda një jastëku për qafë.
Lidhur me këtë rast, institucionet kompetente kanë nisur procedurat ligjore duke ngritur kallëzim penal ndaj autorit të dyshuar, për veprën penale të “kontrabandës”, e cila parashikon ndëshkime sipas dispozitave të Kodit Penal.
Operacioni për zbulimin e kësaj vepre të paligjshme u krye gjatë kontrollit të detajuar të një autobusi që qarkullonte në linjën Stamboll-Gostivar. Edhe pse udhëtarët u pyetën paraprakisht nëse kishin mallra për të deklaruar për doganë, askush prej tyre nuk paraqiti ndonjë gjë për kontroll, çka solli vendimin për një kontroll më të imtësishëm.
Gjatë kësaj kontrolli të imtësishëm, brenda jastëkut të qafës që mbante i dyshuari u gjetën të fshehura 77 copë bizhuteri ari, me një peshë totale prej 612 gramësh.
Nga veprimet hetimore paraprake të ndërmarra nga Departamenti i Hetimeve, është arritur të sigurohen prova se i dyshuari i kishte blerë bizhuteritë në një argjendari në Stamboll, me synimin që t'i transportonte ilegalisht në vend dhe t'i hidhte në qarkullim për shitje në dyqanin e tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: