Sport
Mungesa e madhe në mbrojtje: FFK tregon arsyen pse Albian Hajdari s'luan ndaj Austrisë
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Kosovës do të kërkojë rezultat pozitiv sonte në Vjenë ndaj Austrisë (18:00), por pa një nga shtyllat kryesore të prapavijës. Bëhet fjalë për mbrojtësin shtatlartë, Albian Hajdari, i cili nuk do të jetë në dispozicion të shtabit teknik për këtë sfidë.
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka dalë me një njoftim zyrtar për t'i dhënë fund dilemave rreth mungesës së tij, duke konfirmuar se bëhet fjalë për probleme fizike. Shtëpia e futbollit kosovar ka bërë të ditur se shtylla e mbrojtjes dardane nuk ka arritur të rikuperohet në kohë.
"Përkundër përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor për ta rikuperuar në kohë, mbrojtësi Albian Hajdari nuk do të mund të ndihmojë skuadrën në këtë ndeshje," thuhet në njoftimin e FFK-së, duke lënë një boshllëk të rëndësishëm në formacionin e Kosovës përballë austriakëve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: