Sport
Situata në Shqipëri, reagon ashpër Don Xhoni: Dhuna dhe inati nuk janë rruga e duhur
Reklamë e Sponsorizuar
Reperi i njohur kosovar, Don Xhoni, ka thyer heshtjen lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri, duke përcjellë një thirrje urgjente për paqe, dialog dhe unitet kombëtar përballë tensioneve të krijuara.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, artisti u është drejtuar drejtpërdrejt ndjekësve dhe opinionit publik, duke pranuar se nuk mund të qëndrojë kalimtar kur përballet çdo ditë me pamje të ngjarjeve shqetësuese.
Duke shprehur dhimbjen e tij për situatën, ai ka theksuar se prania e vazhdueshme e tensioneve e ka shtyrë drejt një reagimi publik: “Shqipnia jem, që sa ditë po i shoh plot video çka o tu ndodh, edhe po m'dhem mos me reagu kur po e shoh nonstop atë dhunë e atë hallakamë”, ka shkruar ai.
Sipas artistit, përdorimi i forcës nuk sjell asnjëherë zgjidhje të qëndrueshme dhe përplasjet fizike apo verbale vetëm sa e thellojnë më tej krizën ekzistuese.
“Dhuna s'zgjedh prej asnjones anë. Me zor e me inat s'zgjidhet kurgjo, veç bohet edhe ma keq”, u shpreh ai në mesazhin e tij sensibilizues.
Në fund të reagimit të tij, reperi ka kërkuar bashkëpunim dhe mirëkuptim mes studentëve dhe strukturave shtetërore, duke kujtuar se pushteti vjen nga populli.
“Mos harroni që n'fund t'ditës na jem njo! Institucionet bohen prej qytetarëve, e jo qytetarët prej institucioneve”, përfundoi Don Xhoni.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: