Aktuale
A do ta shohim Bora Zemanin në krah të Alaudin Hamitit në edicionin e ri të Big Brother VIP Kosova?
Reklamë e Sponsorizuar
Sapo janë afruar ditët e nxehta të nisjes së njërit prej formateve më të ndjekura televizive, Big Brother VIP Kosova, spekulimet rreth ndryshimeve në ekran kanë nisur të marrin dhenë.
Largimi i Jonida Vokshit nga pozita e bashkëprezantueses përkrah Alaudin Hamitit ka hapur rrugën për aludime të ndryshme, ndërsa burime të afërta me zhvillimet sugjerojnë se vendin e saj pritet ta zërë një tjetër fytyrë e njohur nga Shqipëria.
Në një prononcim lidhur me këtë çështje, gazetarja Blerina Shoshi ka bërë të ditur se në qarqet mediatike po përflitet fuqishëm emri i moderadores së njohur, Bora Zemani, si një nga mundësitë më të forta për të bashkëpunuar në këtë projekt gjigant, megjithëse ende mungon një konfirmim zyrtar për mbylljen e marrëveshjes.
“Nga ajo që di unë, ka pasur bisedime që Jonidën ta zëvendësojë një kolege nga Shqipëria. Megjithatë, nuk kam ende ndonjë informacion zyrtar nëse është arritur përfundimisht një marrëveshje e tillë”, u shpreh Shoshi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: