Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 2 min lexim

Maqedonci: Nënshkrimi i marrëveshjes me SHBA-në e garanton forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes

Redaksia Lajmetereja • 11-05-2025 17:32
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Maqedonci: Nënshkrimi i marrëveshjes me SHBA-në e garanton forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes
Marrëveshja kornizë për bashkëpunim në mbrojtje, të cilën Kosova pritet ta nënshkruajë më 13 qershor me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka rëndësi të veçantë për mbrojtjen e territorit dhe për përforcimin e raporteve mes dy vendeve, ka thënë ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje mes Departamentit amerikan të Mbrojtjes dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës e paralajmëroi një ditë më parë kryeministri në detyrë, Albin Kurti. E Maqedonci tha se nëpërmjet dokumentit, që e mbulon periudhën prej vitit 2025 deri më 2030, synohet të krijohet bashkëpunim afatgjatë me Shtetet e Bashkuara. “Përmes kësaj marrëveshjeje do të specifikohen edhe më tej fushat e bashkëpunimit me qëllim arritjen e objektivave të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, rritjen e ndërveprueshmërisë në mes forcave tona, bashkëpunimin në fushën e Industrisë së mbrojtjes dhe kontributin e përbashkët të vendeve tona për paqen dhe sigurinë regjionale dhe globale”, ka deklaruar ai. Ai tha se të këtilla marrëveshje e memorandume bashkëpunimi ushtarak nuk kanë për qëllim kërcënimin e ndonjë vendi, porse zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe rritjen e bashkëpunimeve që kontribuojnë në përafrimin e Kosovës me NATO-n. Maqedonci sqaroi se marrëveshja është pjesë e një procesi të nisur më herët, që ka marrë miratim në parim nga Qeveria, e që është përditësuar më pas. Nënshkrimin e saj, njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, e kualifikoi mjet efikas në parandalimin e veprimeve kërcënuese nga Serbia, si dhe në hapjen e rrugës për lidhje të ujdisë të kësaj natyre edhe me vendet e Bashkimit Evropian. “Zgjerimi i këtyre marrëveshjeve e bënë shumë më të qëndrueshme sigurinë apo paransdalimin e një mundësie të një lufte hibride, çfarë po tenton Serbia, gjegjësisht Rusia në aspektin gjeostrategjik, të implikohet në Ballkan duke krijuar situata konfliktuoze. Mendoj se në këtë drejtim nuk do të jenë vetëm këto dy marrëveshje, por do të vazhdohet edhe me vendet e Bashkimit Evropian, si Gjermania, Franca, Italia edhe të tjera”, u shpreh Ibishi Qeveria i pati dhënë miratim në mars marrëveshjes, me të cilën Kosova e SHBA-ja angazhohen në avancimin e bashkëpunimit në fushat e planifikimit të mbrojtjes, qëndrueshmërisë strategjike dhe ngritjes së kapaciteteve strategjike ushtarake.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar