Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

A po shkon Maqedonia e Veriut drejt modelit serb të inteligjencës? Alarmi për bashkimin e agjencive

Redaksia Lajmetereja • 20-10-2026 08:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
A po shkon Maqedonia e Veriut drejt modelit serb të inteligjencës? Alarmi për bashkimin e agjencive
Iniciativa e re ligjore për shkrirjen e Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK) dhe Agjencisë së Inteligjencës në Maqedoninë e Veriut ka ndezur një debat vendimtar për të ardhmen e arkitekturës së sigurisë, përqendrimin e pushtetit dhe ruajtjen e parimeve demokratike në vend. Ky proces nuk mund të trajtohet si një ndryshim burokratik i radhës, e aq më pak të shitet si zgjidhje magjike e sfidave të sigurisë. Bëhet fjalë për kontrollin mbi të dhënat e ndjeshme dhe fuqizimin e një institucioni të vetëm mbi skenën politike dhe shoqërore, çka kërkon transparencë maksimale dhe kundërshtim të çdo përpjekjeje për ta kaluar fshehurazi. Dilemë kyçe mbetet se kujt do t'i shërbejë kjo strukturë dhe kush do ta mbikëqyrë atë. Pretendimet për efikasitet dhe kursim fondesh nuk mjaftojnë për të justifikuar zvogëlimin e kontrollit demokratik, pasi një shërbim pa kufizime ligjore rrezikon të shndërrohet nga mbrojtës i shtetit në mbrojtës të vetë pushtetit. Në këtë kontekst, frika nga përafrimi me modelin e shërbimit sekret serb (BIA) nuk është e pabazuar. Ekzekutivi ka detyrimin të dëshmojë përmes ligjit se nuk po ndërton një strukturë të centralizuar dhe të politizuar, ku mungesa e mbikëqyrjes parlamentare rrezikon rendin demokratik. Qytetarëve nuk u mjaftuje të japin besim të verbër, ndaj qeveria duhet të japë përgjigje publike se kush do ta drejtojë këtë mekanizëm, si do të autorizohen përgjimet dhe cilat do të jenë pasojat në rast abuzimi. Pa këto garanci, nisma nuk mund të konsiderohet e shëndetshme. Përvoja rajonale tregon qartë se institucionet e forta pa llogaridhënie lehtësisht kthehen në vegla të politikës. Çdo reformë e vërtetë kërkon më shumë filtra kontrolli dhe jo grumbullim pushteti në një adresë të vetme. Prandaj, kabineti qeveritar nuk mund të strehohet pas termit "reformë" për të shmangur llogaridhënien, por duhet të ofrojë analiza të mirëfillta profesionale për këtë hap.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar