Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

AAK nesër i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për votimin e fshehtë

Redaksia Lajmetereja • 11-05-2025 16:32
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
AAK nesër i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për votimin e fshehtë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të hënën, në lidhje me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për votim të fshehtë për kryetarin e Kuvendit. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi, ku thuhet se dorëzimi i kërkesës do të bëhet në orën 11:00. “Nesër, më 12 maj 2025, në ora 11:00, deputetët e AAK-së do të dorëzojnë kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë, si dhe të të gjitha vendimeve të tjera me natyrë të njëjtë, të marra në seancat paraprake dhe të mëvonshme për të njëjtën çështje, i përmbajtur në dokumentin e titulluar; “Transkript i Mbledhjes Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e mbajtur më 15, 17, 19, 21, 23, 25, 27, 29 prill, si dhe më 1, 3 dhe 5 maj 2025” – thuhet në njoftim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar