Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Kryeministri Rama ashpërson tonet ndaj protestuesve: Grupe ekstremiste dhe tentativa për të destabilizuar vendin

Redaksia Lajmetereja • 20-10-2026 06:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri Rama ashpërson tonet ndaj protestuesve: Grupe ekstremiste dhe tentativa për të destabilizuar vendin
Kryeministri Edi Rama ka hedhur sërish akuza të forta ndaj studentëve dhe nxënësve të gjimnazeve që kanë dalë në sheshe duke kërkuar largimin e tij nga detyra. Gjatë një bashkëbisedimi me drejtuesit e institucioneve arsimore të mesme, kreu i ekzekutivit i ka etiketuar protestuesit si elementë të ndikuar dhe të ekstremizuar nga zhvillimet politike. “Është vendosur në qendër të vëmendjes vetëm për një arsye, për të kamufluar çka është në të vërtetë në burimin e helmuar të kësaj protestë. Për të krijuar idenë që kjo është një protestë për arsimimin, që kjo është një protestë e studenteve dhe për të justifikuar këtë valë dhune që nuk ka të bëjë as me nxënësit dhe as me studentët, por me një grup njerëzish që ka nga të gjithë. Në atë grup që agreson policinë, që mban nën një presion terrori qytetin ka edhe studentë, të cilët janë të eksterminuar në pikëpamjet e tyre, studentë që i përkasin rrymave të reja të ekstremizmit politik, po problemi nuk janë dhe nuk do jenë as studentët dhe as qytetarët që protestojnë. Ushtrimi i të drejtës për të protestuar është një liri kushtetuese e pamundshme për askënd. Këtu nuk flasim për ushtrimin e të drejtës për të protestuar, por për ushtrimin e dhunës. Ky gur është objekti që ndan qartësisht dy anët e kësaj historie. Ky gur është objekti që përcakton se ku mbaron e drejta e protestës dhe ku fillon e drejta e shtetit për të marrë në mbrojtje qytetarët e vet”, u shpreh ndër të tjera shefi i qeverisë. Sipas tij, pas këtyre lëvizjeve fshihen struktura të ngjashme me ato që veprojnë në metropolet evropiane, të cilat synojnë të dëmtojnë imazhin dhe rrugëtimin evropian të Shqipërisë. “Janë faktikisht kontingjent i këtyre forcave që tani kanë penetruar Evropën dhe po shfaqen me zjarr e me hekur në shumë qytetet e kryeqytetet të Evropës, edhe pse kjo e jona është me e komplikuar. Sepse duart që janë futur këtu për shfrytëzuar janë duar që së bashku kërkojnë të shfrytëzojnë një moment, një boshllok, një hapësirë për të frenuar ecurinë e vendit tonë, për të destabilizuar vendin tonë që ka qenë stabilizuese i Ballkanit Perëndimor dhe për ta frenuar procesin e negociatave me BE”, përfundoi Rama.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar