Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport 1 min lexim

Ramiz Lladrovci bashkë me familjen votojnë në Shqipëri: “Pres që kandidati që votova të vazhdojë të jetë avokat i çështjes kombëtare”

Redaksia Lajmetereja • 11-05-2025 11:15
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ramiz Lladrovci bashkë me familjen votojnë në Shqipëri: “Pres që kandidati që votova të vazhdojë të jetë avokat i çështjes kombëtare”
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka votuar sot në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, bashkë me familjen e tij. Familja Lladrovci posedon shtetësi të dyfishtë, andaj edhe kanë ushtruar të drejtën e votës në shtetin amë, shkruan portali DrenicaOnline. “Erdhëm dhe votuam. Pres që kandidati të cilin e votova, do të vazhdojë të jetë në Parlament, të jetë avokat i çështjes kombëtare sikur deri sot, për Kosovën dhe shqiptarët kudo që jetojnë”, ka deklaruar Lladrovci pas votimit. Ai theksoi se deputetët dhe drejtuesit ekzekutiv të shtetit shqiptar kanë një obligim moral, kombëtar dhe kushtetues për të ngritur dhe mbrojtur çështjet me rëndësi për shqiptarët jashtë kufijve administrativë. “Obligimi i shqiptarëve jashtë kufijve administrativë, dihet, ta duan Shqipërinë!”, përfundoi ai. Lladrovci është i njohur për qëndrimet e tij të qarta për forcimin e lidhjeve ndërshqiptare./DrenicaOnline/ Shpërndaje këtë lajm në:
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar