Kronikë
Mitrovicë e Veriut: Vetura godet policen dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Reklamë e Sponsorizuar
Një pjesëtare e Policisë së Kosovës ka pësuar lëndime trupore mëngjesin e së hënës në Mitrovicën e Veriut, pasi u godit nga një veturë civile e cila i kaloi mbi të dyja këmbët, ndërsa drejtuesi i saj u arratis pa i dhënë ndihmën e parë.
Ngjarja ka ndodhur më 19 tetor, rreth orës 07:30, në rrugën “Tetovës”, ku zyrtarja policore e lindur në vitin 1981 u përplas nga automjeti, drejtuesi i të cilit vazhdon të mbetet i panjohur për autoritetet.
Sipas të dhënave paraprake, gjatë kohës që policja po ndodhte në rrugë, automjeti i ka kaluar përmbi të dyja këmbët, duke i shkaktuar asaj lëndime.
Pavarësisht kësaj, shoferi nuk është ndalur për të parë gjendjen e saj, por ka vazhduar lëvizjen duke u larguar në drejtim të panjohur.
Të pranishëm në vendngjarje kanë dalë menjëherë efektivët e Njësisë së Trafikut Rrugor, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe për gjurmimin e automjetit të përfshirë në këtë rast.
Ndërkohë, zyrtarja e lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ku sipas stafeve mjekësore kujdestare, dëmtimet e pësuara janë të lehta.
Autoritetet policore po vijojnë hetimet intensive me qëllim identifikimin e shoferit dhe sqarimin e plotë të motiveve dhe rrethanave të këtij incidenti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: