Sport
Alarm te Suedia: Alexander Isak pëson lëndim para duelit në Ligën e Kombeve
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Suedisë dhe ajo e Liverpoolit kanë marrë një lajm të papritur dhe shqetësues gjatë kësaj periudhe grumbullimi.
Sulmuesi kryesor, Alexander Isak, është dëmtuar gjatë seancave përgatitore për ndeshjet e vlefshme për “Nations League”.
Përveç Isak, situata është përkeqësuar edhe me largimin e mbrojtësit Hjalmar Ekdal, i cili gjithashtu ka braktisur skuadrën për arsye fizike.
Aktualisht, kohëzgjatja e saktë e mungesës së tyre mbetet e paqartë, ndërsa selektori Graham Potter nuk ka zyrtarizuar ende emrat e lojtarëve që do t'i zëvendësojnë në organikë.
Kujtojmë se skuadra suedeze do të ballafaqohet nesër në orën 20:45 me Polonisë, në kuadër të sfidës së radhës në kompeticionin “Nations League”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: