Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

Haxhiu akuzon opozitën për qasje destruktive: Deputetët obligohen të marrin pjesë në votim

Redaksia Lajmetereja • 11-05-2025 09:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Haxhiu akuzon opozitën për qasje destruktive: Deputetët obligohen të marrin pjesë në votim
E propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se ka një tendencë të vazhdueshme për të bllokuar konstituimin e Kuvendit. Ajo i ka akuzuar partitë që në legjislaturën e kaluar të Kuvendit kanë qenë në opozitë, për qasje të papranueshme dhe destruktive. Sipas Haxhiut të gjithë deputetët janë të obliguar që marrin pjesë në votim. Ajo ka thënë se bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, deputetët në seancën konstituive duhet të votojnë për, kundër ose të abstenojnë, sepse sipas saj nuk mund të lirohen nga ky obligim. Sipas Haxhiut edhe në letrën e presidentes, Vjosa Osmani, dërguar kryesuesit të seancës, Avni Dehari, thuhet se ne mesin e subjekteve politike duhet të gjendet një zgjidhje për ta konstitutuar Kuvendin e Kosovës. “Opozita po vazhdon me një qasje destruktive, më një qasje të papranueshme, duke mos marrë përgjegjësinë që i takon, është përgjegjësi e të gjithë deputetëve të Kuvendit që të votojnë për, kundër, ose të abstenojnë dhe është përgjegjësi e tyre që ta konstiuojnë Kuvendin”, ka deklaruar Haxhiu, pas dështimit të konstiuimit të Kuvendit të dielën.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar