Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

Krasniqi: Kemi një fatkeqësi institucionale, Kurti po i mban peng Kuvendin e qytetarët

Redaksia Lajmetereja • 11-05-2025 09:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Krasniqi: Kemi një fatkeqësi institucionale, Kurti po i mban peng Kuvendin e qytetarët
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, se po i mban peng Kuvendin, qytetarët e institucionet e Kosovës duke përsëritur të njëjtin skenar me rezultat të njëjtë. Të dielën dështoi për herë të 14-të konstituimi i Kuvendit. “Duket se për Kurtin, Albulena Haxhiu ka më tepër rëndësi se rreth 1 milion qytetarë”, tha Krasniqi.Ai e ka quajtur “fatkeqësi institucionale” situatën aktuale. Sa i përket për një takimi të partive me presidenten Vjosa Osmani, ai ka thënë se PDK-ja është e gatshme të marrë pjesë. E për iniciativën e ndërmarrë nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, për të mbledhur nënshkrime për të dërguar në Kushtetuese dy vendime të ZRRE-së për shtrenjtim të tarifave dhe dalje në treg të hapur, Krasniqi ka thënë se padyshim e mbështesin këtë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar