Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë 2 min lexim

26 vite nga rënia e dëshmorit dhe anëtarit të Torcidës nga Mitrovica, Besim Nuka

Redaksia Lajmetereja • 11-05-2025 08:31
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
26 vite nga rënia e dëshmorit dhe anëtarit të Torcidës nga Mitrovica, Besim Nuka
Publikuar më: Besim Nuka lindi më 4 prill 1972 në Mitrovicë. Rrjedh nga një familje bujare, punëtore e mbi të gjitha, liridashëse. E njohur si familje tregtare ndihmoi popullin e Kosovës me një furgon, me batanie, jorganë dhe jastëk. Ishin përkrahës të grevës së Minatorëve ne Mitrovicë. Babë Ismlajli dhe nënë Melihatja kishin katër fëmijë: dy djem dhe dy vajza, përcjell Jepi zë. Heroi Besim Nuka shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Mitrovicë. Në vitin 1990/1991 shkoi në shërbimin ushtarak në ish-Jugosllavi. Pas gjashtë muajsh në Shkup, e dërgojnë në Trebinje dhe Dubrovnik, në luftën mes Serbisë dhe Kroacisë. Këtu, Besim Nuka, bashkë me tetë shokë dezerton dhe u dorëzohet forcave kroate. Me ndihmën e prindërve u kthye në vendlindje ku qëndroi ilegalisht. Më 28 nëntor 1994 arrestohet nga forcat policore serbe ku u dërgua në Gjyqin Ushtarak në Nish. U dënua me tetë ditë burg si dhe vijoi kryerjen e shërbimin ushtarak edhe për tre muaj, sa i kishin ngelë pa e kryer. Më 4 prill 1995 hap një dyçan ku nisi të punojë në zanatin e trashëguar nga të parët, si jorganxhi. Punoi në Mitrovicë deri në fillimin e bombardimeve të NATO-S më 24 mars 1999. Më 4 prill, në ditëlindjen e tij, u detyrua ta braktisë Kosovën. Shkon në Ulqin bashkë me familjen. Pas bisedave me shokë, vendos t’u bashkangjitet radhëve të UÇK-së në Shqipëri. Më 11 prill hyn në Shqipëri dhe mobilizohet në Laprakë, lagje e Tiranës. Më 12 prill radhitet në Brigadën 138 “Agim Ramadani” në Koshare, te komandanti Abaz Thaçi, shrkuan jepizë. Këtu qëndroi, luftoi kundër forcave serbe, çdo ditë. Kosharja sulmohej nga ajri dhe nga toka, madje edhe me helme kimike. Por, forcat serbe jo vetëm që nuk ia arritën qëllimit, por pësuan humbje të mëdha në njerëz dhe në teknikë ushtarake.Komandanti dhe Heroi Abaz Thaçi në ditarin e tijshkruan:“11 maj 1999. Luftë e rreptë deri në një meter afërsi. Krahu i djathtë i frontit, vija e pare, komandant Abaz Thaçi. Besim Nuka u vra heroikisht në vijën e frontit”. Më 13 maj e varrosin në Varrezat e Dëshmorëve në Bajram Curr, përcjell Jepi zë. Rivarrimi u bë më 23 gusht 1999 në Varrezat e Dëshmorëve në Koshare, së bashku me komandantin Abaz Thaçi dhe dëshmorë të tjerë. Nuka bashkë me Shefqet Begun-Qetj ishte edhe ndër themeluesit e parë të grupit të tifozirës mitrovicase “Torcida”./ Jepi zë
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar