Aktuale
Dhunë ndaj infermieres në detyrë: Reagon ashhpër Drejtoria e Shëndetësisë e Kryeqytetit
Reklamë e Sponsorizuar
Institucionet shëndetësorë të kryeqytetit kanë reaguar ashpër pas agresionit fizik ndaj një infermiereje të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), e cila u sulmua ndërsa po kryente detyrat e saj zyrtare në lagjen Kalabria.
Sipas njoftimit zyrtar, incidenti ka ndodhur në momentin kur punonjësja shëndetësore po jepte ndihmën e parë mjekësore në banesën e një pacienti.
“E dënojmë fuqishëm këtë akt dhune ndaj punonjëses sonë shëndetësore. Sulmi ndaj profesionistëve që janë në detyrë për të ndihmuar dhe për t’u kujdesur për qytetarët është i papranueshëm dhe nuk do të tolerohet në asnjë rrethanë”, thuhet në reagimin e Drejtorisë, duke shtuar se siguria dhe integriteti i stafit mjekësor mbeten të panegociueshme.
Lidhur me këtë ngjarje, autoritetet kanë njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës, ndërsa rasti tashmë po trajtohet nga instancat përgjegjëse për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Në fund, nga Drejtoria e Shëndetësisë është bërë me dije se ky mbetet një episod i izoluar dhe se ngjarja nuk do të pengojë aspak mbarëvajtjen e shërbimeve mjekësore për qytetarët.
“Shërbimet në terren do të vazhdojnë normalisht, pa ndërprerje dhe me të njëjtin përkushtim ndaj çdo qytetari që ka nevojë për kujdes”, përmbyllet reagimi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: