Aktuale
Thirrje e fortë nga Prishtina: Përparim Rama u kërkon profesionistëve t'i futen politikës para se shteti të degradojë totalisht
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, u ka bërë thirrje publike qytetarëve dhe ekspertëve të fushave të ndryshme që të angazhohen në jetën politike të vendit, duke kërkuar një mobilizim gjithëpërfshirës për të shpëtuar drejtimin e shtetit.
Gjatë një paraqitjeje televizive në emisionin “DPT te Fidani”, i pari i kryeqytetit theksoi domosdoshmërinë e përfshirjes së individëve të pavarur financiarisht dhe me integritet, të cilët sipas tij janë çelësi për të ndalur rrjedhën aktuale negative që po i bëhet vendit nga qeverisja e tanishme.
“Dua të bëj një thirrje për njerëzit profesionalë, njerëzve që nuk varen prej një rroge, prej politikës, njerëzve që dinë me mendu, që duan me zhvillu këtë vend: Kyçuni në politikë! S’ka lidhje çfarë partie, kyçuni aty ku e keni ju mendimin e lirë, ku mundeni me u shprehur lirshëm. Kyçuni, ejani, sepse përndryshe na shkoi ky vend për lesh me njerëz të kësaj mendësie”, u shpreh Rama.
Në fjalën e tij, kreu i Prishtinës nuk ka lënë pa përmendur edhe kreun e ekzekutivit, duke e cilësuar hapur kryeministrin Albin Kurti si “kryebllokues” të nismave dhe planeve kapitale për zhvillimin e vendit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: