Sport
Afati përfundimtar: UEFA i vë kusht Infantinos për zbardhjen e dokumenteve të FIFA-s
Reklamë e Sponsorizuar
Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA, i ka lënë një afat të prerë FIFA-s që të bëjë publike dokumentet kryesore që kanë të bëjnë me proceset e saj qeverisëse dhe vendimmarrëse, me datë skadence më 2 nëntor.
Gjatë mbledhjes së Këshillit të FIFA-s të enjten e kaluar, numri një i këtij institucioni, Gianni Infantino, kërkoi falje për nismën e tij rreth shitjes së të drejtave televizive për Kupën e Botës, megjithatë ai nuk i bëri transparente shkresat zyrtare që mbështesin këtë propozim.
Në një shkresë zyrtare siguruar nga BBC Sport, sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Theodore Theodoridis, ka theksuar se institucioni më i lartë i futbollit global ende nuk ka kthyer përgjigje për një mori pyetjesh thelbësore.
"Çdo refuzim për të bërë publike informacione ose dokumente duhet të justifikohet veç e veç, duke dhënë një shpjegim të qartë për bazat specifike mbi të cilat mbështetet ky refuzim", thuhet ndër të tjera në këtë letër.
Krahas kësaj, UEFA ka përcjellë edhe një material prej tetë faqesh, ku shpreh hapur shqetësimet e saj për çështje të ndryshme, duke përfshirë nismën për investime private "Fifa Forward Enterprise", Çmimin e Paqes të FIFA-s, si dhe heqjen e pezullimit për futbollistin Folarin Balogun.
Vlen të theksohet se Gianni Infantino e drejton FIFA-s që prej vitit 2016 dhe aktualisht po synon një mandat të tretë në krye të këtij institucioni.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: