Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi

Garantohen kursimet e qytetarëve: Banka e Shqipërisë qetëson opinionin publik pas dëmtimeve në disa filiale bankare

Redaksia Lajmetereja • 19-10-2026 16:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Garantohen kursimet e qytetarëve: Banka e Shqipërisë qetëson opinionin publik pas dëmtimeve në disa filiale bankare
Depozitat dhe kursimet e qytetarëve në sistemin bankar janë plotësisht të sigurta, pavarësisht dëmtimeve të regjistruara në disa prej degëve të bankave që ushtrojnë aktivitetin e tyre në kryeqytet. Përmes një reagimi zyrtar, Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se ndërprerjet apo kufizimet e përkohshme të shërbimeve në disa filiale të caktuara janë ndërmarrë ekskluzivisht për të garantuar integritetin fizik dhe sigurinë e vetë stafit dhe qytetarëve. “Banka e Shqipërisë thekson se depozitat dhe kursimet e qytetarëve në sistemin bankar janë të sigurta. Dëmtimet e një pjese të infrastrukturës fizike në disa degë të bankave nuk cenojnë sigurinë e depozitave të klientëve dhe as qëndrueshmërinë financiare të bankave. Qytetarët duhet të jenë të qetë se kursimet e tyre janë të mbrojtura dhe nuk rrezikohen nga dëmtimet fizike të ambienteve”, thuhet në deklaratë. Sipas institucionit më të lartë monetar në vend, procesi i pagesave ka vijuar funksionimin e tij pa regjistruar probleme apo pengesa, duke shmangur kështu çdo ndikim negativ në rrjedhën e jetës ekonomike. “Banka e Shqipërisë siguron publikun se shërbimi i pagesave ka vijuar të funksionojë normalisht dhe pa ndërprerje, duke garantuar përmbushjen e rolit të sistemit bankar si domosdoshmëri e aktivitetit ekonomik të bizneseve dhe nevojave të konsumit të familjeve”, shtohet më tej në njoftim. Në përmbyllje të reagimit të saj, Banka e Shqipërisë u drejton një thirrje publike të gjithë qytetarëve që, gjatë shprehjes së vullnetit të lor përmes protestave paqësore, të tregojnë kujdes për ruajtjen dhe respektimin e sigurisë së vetë Bankës së Shqipërisë dhe të gjithë institucioneve të sistemit bankar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar