Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Plagosja me armë e gruas në Drenas, arrestohet i dyshuari

Redaksia Lajmetereja • 11-05-2025 06:45
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Plagosja me armë e gruas në Drenas, arrestohet i dyshuari
Më 8 maj 2025, rreth orës 12:00, një 58-vjeçare nga fshati Gllanasellë i komunës së Drenasit është paraqitur për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, si pasojë e një plage që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Kosovës, rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Pas një pune hetimore të zhvilluar nga Njësia e Hetimeve, më 10 maj 2025 është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar, mashkull kosovar, transmeton portali DrenicaOnline. Gjatë hetimeve, policia ka sekuestruar si provë materiale një pushkë të gjuetisë njëtytshe dhe një fishek kalibër 12 mm, që dyshohet të jenë përdorur në rast. Viktima, pas pranimit të tretmanit mjekësor, është liruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar pas intervistimit, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt. Hetimet lidhur me motivin dhe rrethanat e ngjarjes janë duke vazhduar./DrenicaOnline/ Shpërndaje këtë lajm në:
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar