Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Zëdhënësja e KE: Anëtarësimi në BE është një projekt i të gjithë shoqërisë. Dialogu, kyç për të ecur përpara!

Redaksia Lajmetereja • 19-10-2026 15:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Zëdhënësja e KE: Anëtarësimi në BE është një projekt i të gjithë shoqërisë. Dialogu, kyç për të ecur përpara!
“Anëtarësimi në BE është një projekt i të gjithë shoqërisë. Dialogu është kyç për të ecur përpara”, u shpreh zëdhënësja e Komisionit Evropian, Paula Pinho, në përgjigje të pyetjes së News24 nëse rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian varet vetëm nga kryeministri Edi Rama dhe nëse ky proces është i kushtëzuar nga qëndrimi i tij në detyrë, apo nëse Shqipëria do të vijojë rrugën e saj drejt integrimit evropian, pavarësisht se kush do të jetë në krye të qeverisë. Në përgjigjen e saj, Pinho theksoi se Shqipëria ka shënuar përparim në reforma, duke nënvizuar rëndësinë e vijimit dhe zbatimit të tyre dhe dialogut si elemente thelbësore për avancimin e procesit. “Shqipëria vijon të shënojë përparim në reformat kryesore të lidhura me anëtarësimin në BE. Në këtë moment kyç, është thelbësore që Shqipëria të vijojë zbatimin e reformave të nevojshme për përafrimin me legjislacionin e BE-së, në mënyrë gjithëpërfshirëse. Në të njëjtën kohë, krijimi i një bilanci konkret të zbatimit të këtyre reformave është thelbësor për suksesin e tyre. Anëtarësimi në BE është një projekt i të gjithë shoqërisë. Dialogu është kyç për të ecur përpara”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses së KE.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar