Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Grabiste pompa derivatesh në Drenas e Lipjan, arrestohet 21 vjeçari i dënuar me 5 vjet burgim

Redaksia Lajmetereja • 11-05-2025 06:30
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Grabiste pompa derivatesh në Drenas e Lipjan, arrestohet 21 vjeçari i dënuar me 5 vjet burgim
Një person nga Shala e Lipjanit është arrestuar të shtunën në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata. Bëhet fjalë për Bleron Mejzinollin, 21-vjeçar nga fshati Shalë i Lipjanit, i cili është arrestuar rreth orës 16:15 në vendbanimin e tij. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se pas arrestimit, i riu është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku do të vuajë një dënim me burg prej 5 vitesh, sipas vendimit të formës së prerë të gjykatës. Burime të Sinjalit bëjnë me dije se Mejzinolli është një nga personat e përfshirë në një grup kriminal që në vitin 2022 ishte arrestuar nën dyshimet për disa grabitje dhe tentativa grabitjeje, kryesisht ndaj pompave të derivateve në komunat e Lipjanit dhe Drenasit. Rasti kishte ndodhur më 7 shtator 2022, në pikën e karburanteve “Menar Petrol” në fshatin Poturofc, ku bashkë me disa të dyshuar të tjerë – përfshirë Lorik Drenicën, Zenel Amrullahun, Valmir Shalën, Fatlum Shamollin, Endrit Shalën, Argjend Ademin dhe Mehdi Drenicën – dyshohej se kishin tentuar grabitjen nën kërcënimin e armëve të zjarrit dhe në posedim kishin substanca narkotike. Gjatë bastisjeve të asaj kohe në tri lokacione në fshatin Shalë ishin sekuestruar një pushkë automatike AK-47, një pistoletë TT, municion, si dhe 30 paketime të vogla me marihuanë. Shpërndaje këtë lajm në:
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar