Politikë
Brukseli kërkon partneritet më të ngushtë me Prishtinën, kreu i ekzekutivit belg uron Kurtin
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një mesazh urimi nga homologu i tij i Mbretërisë së Belgjikës, Bart De Wever, me rastin e marrjes së mandatit të ri qeverisës.
Në letrën e urimit, kreu i Qeverisë belge ka vënë në pah dinamikën pozitive të marrëdhënieve dypalëshe, duke përmendur takimin e tyre të mëparshëm në New York në shtator të vitit të kaluar, si dhe vizitën e ministrit të Punëve të Jashtme të Belgjikës, Prévot, në kryeqytetin kosovar gjatë muajit prill të këtij viti.
Duke vlerësuar arritjet e deritanishme, kryeministri De Wever ka shprehur gatishmërinë e plotë të shtetit të tij për të intensifikuar më tej partneritetin strategjik me Kosovën, duke veçuar rëndësinë e bashkëpunimit në sektorin e sigurisë dhe drejtësisë.
Sipas tij, puna e përbashkët kundër krimit të organizuar mbetet prioritet kyç për të dyja vendet, ndërkohë që ka shprehur synimin për zgjerimin e fushave të bashkëpunimit edhe në mbrojtje, çështje të burgjeve, si dhe në zhvillimin e mëtejshëm ekonomik, duke u mbështetur fuqishëm te roli urë-lidhës i diasporës shqiptare në Belgjikë.
Kujtojmë se më 13 shtator në Kosovë është votuar dhe zgjedhur kabineti i ri qeveritar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: