Kronikë
Bashkëpunim SHBA-Kosovë: Kryeprokurori Gashi takon delegacionin e Departamentit të Thesarit
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka zhvilluar një takim zyrtar me një delegacion të lartë nga Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Joseph W. Burke dhe Norman Richard Smith.
Gjatë këtij takimi, bisedimet u përqendruan te intensifikimi i partneritetit dypalësh, me theks të veçantë te lufta kundër pastrimit të parave, sekuestrimi dhe konfiskimi i aseteve të fituara në mënyrë të paligjshme. Po ashtu, palët diskutuan rreth hetimeve të krimeve financiare dhe formave të tjera të sofistikuara të krimit ekonomik, si dhe për sigurimin e mbështetjes ekspertuese për ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe institucionale të prokurorëve vendorë.
Në fund të takimit, zyrtarët e Departamentit Amerikan të Thesarit rikonfirmuar vullnetin e tyre për të përkrahur strukturat e ngritura nga Kryeprokurori i Shtetit, duke veçuar mbështetjen për mekanizmin Mbikëqyrës të Punës së Prokurorit të Shtetit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: