Politikë
Mbështetje financiare për bujqit: MBPZhR nis shpërndarjen e fondeve për mbi 33 mijë aplikues
Reklamë e Sponsorizuar
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), nëpërmjet Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB), ka bërë të ditur se për thirrjen e Pagesave Direkte 2026 janë regjistruar gjithsej 33,460 kërkesa zyrtare.
Procesi i verifikimit administrativ të dokumentacionit, si dhe inspektimet në terren për parcelat e mbjella, kanë përfunduar tashmë me sukses.
Gjatë kësaj jave pritet të nisë procesi i nxjerrjes së vendimeve dhe ekzekutimit të fondeve për sipërfaqet tokësore, ndërkohë që do të publikohen edhe listat zyrtare të fermerëve përfitues. Më pas, autoritetet do të vijojnë me procedurat për skemat e tjera mbështetëse.
Sakaq, prodhuesit bujqësorë që janë marrë me kultivimin e grurit do të përfitojnë subvencione për sipërfaqet e kultivuara, furnizimin me pleh artificial dhe shpenzimet e karburantit, konform kritereve dhe niveleve financiare të përcaktuara në vitet e kaluara.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: