Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Hysaj thyen heshtjen: Mesazhi i qartë pas triumfit dhe e ardhmja e pazgjidhur

Redaksia Lajmetereja • 27-09-2026 09:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Hysaj thyen heshtjen: Mesazhi i qartë pas triumfit dhe e ardhmja e pazgjidhur
Elseid Hysaj luajti një rol kyç në fitoren e pastër të Kombëtares shqiptare ndaj Bjellorusisë, duke dhuruar një asistim vendimtar për golin e dytë. Pas përfundimit të këtij takimi të vlefshëm për Ligën e Kombeve, mbrojtësi kuqezi, i cili aktualisht është pa skuadër, ka ndarë opinionet e tij për situatën aktuale dhe sfidat që e presin. Duke analizuar ecurinë e ekipit kombëtar, futbollisti u ndal te ndryshimet e fundit në pankinë: “Të gjitha epokat që kanë kaluar, kanë pasur ato bukuritë e tyre. Ky është një trajner i ri, epokë dhe frymë e re. Po e tregon si në fushë dhe me lojtarët, janë të gjithë të lumtur dhe të kënaqur. Më pëlqen pozitiviteti që ka sjellë. Presidentit Duka i thashë më bëj kontratë këtu (qesh).” Në lidhje me të ardhmen e tij profesionale dhe pasigurinë në merkato, Hysaj pranoi hapur se fokusi i tij kryesor ka qenë te detyrat me përfaqësuesen: “E ardhmja? Nuk e di vetë. Objektivi im ka qenë gjithmonë që të jem gati për kombëtaren tani në shtator. Pashë që situata për merkaton nga shtatori dhe gushti ishte pak e vështirë, pak e rrëmujshme. Po përqëndrohesha që të jem gati këtu, të tregoj që jam akoma në formë dhe shpresoj të gjej një zgjidhje të mirë për të ardhmen.” Gjatë prononcimit të tij, ai preku edhe shifrën e rëndësishme prej 101 ndeshjesh me fanxhën kuqezi, duke e cilësuar atë si një arritje të jashtëzakonshme: “101 ndeshje? Ka qenë ëndërr. Jo më që ta mendoj se ku kam filluar dhe ku kam arritur. Thjesht të jem krenar për veten time besoj. Futbolli është shumë i gjatë. Duket i shkurtër, por me të vërtetë është i gjatë, qëkur e fillon dhe kur arrin nga fundi. Duket se po vjen fundi, duan ta japin fundin shumë veta, por duhet ta mbash veten gjithmonë në formë dhe të kesh njerëz me pozitivitet afër.” Për t'i bërë ballë presionit të periudhës pa aktivizim zyrtar, mbrojtësi tregoi se si ka kaluar fundjavat e fundit: “Fundjava? Stërvitjen e kam bërë gati çdo ditë, por në fundjavë kam dalë gjithmonë xhiro me familjen për t’u relaksuar. Besoj se kjo ka qenë shiringa më duket, qetësia e dy ditëve.”
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar