Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Protestat mund të rikthehen, Haziri: Kërkesat tona mbeten të panegociueshme

Redaksia Lajmetereja • 19-10-2026 13:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Protestat mund të rikthehen, Haziri: Kërkesat tona mbeten të panegociueshme
Çlirim Haziri, organizator i tubimit “Jo në emrin tim!”, ka bërë të qartë se pavarësisht pezullimit të protestave në sheshe, nisma e tyre nuk është tërhequr nga qëllimet e shpallura fillimisht. Gjatë një deklarate publike, ai ka paralajmëruar se nëse organet shtetërore vazhdojnë të tregojnë indiferencë dhe të shmangin përgjegjësinë përmes heshtjes, protestuesit do të rikthehen për të kërkuar llogaridhënie. “Fakti që ne nuk jemi çdo natë në shesh, nuk do të thotë që kemi hequr dorë nga kërkesat tona”, ka u shpreh Haziri. Më tej, ai ka theksuar se çdo hap i institucioneve do të monitorohet me vëmendje të lartë. “Përkundrazi, do ta ndjekim çdo vendim, do ta vlerësojmë çdo veprim, do të kërkojmë përgjigje për çdo zotim institucional, dhe nëse institucionet tona zgjedhin heshtjen në vend të përgjegjësisë, ne e ruajmë të drejtën tonë për të qëndruar këtu në shesh, për të protestuar e kërkuar llogari”, u shpreh ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar