Sport
Samiti i Ballkanit bën bashkë Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për 20 miliardë euro investime infrastrukturore
Reklamë e Sponsorizuar
Mbi 20 miliardë euro në projekte zhvillimore dhe infrastrukturore, që përfshijnë fushat e energjisë, transportit, bujqësisë dhe mjedisit në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, po synohen të servohen para investitorëve ndërkombëtarë në kuadër të Samitit të Ballkanit.
Organizatori i këtij eventi, Driton Dalipi, ka bërë të ditur se nisma ka për qëllim bashkimin e tri shteteve në një platformë unike, me qëllim që nismat strategjike të prezantohen para korporatave të mëdha globale që kanë kapacitete për zbatimin e tyre.
Sipas Dalipit, rajoni i Ballkanit paraqet një terren joshës për kapitalin e huaj, por përpjekjet e izoluara të shteteve të veçanta nuk japin të njëjtin rezultat si veprimi i përbashkët.
"Ballkani është një vend interesant për investitor, mirëpo jo nëse shtetet veç e veç mundohen me marrë investitorë këtu. Nëse i mbledhim disa shtete, kemi synuar ta bëjmë, Kosovën, Maqedoninë dhe Shqipërinë në një vend dhe me i promovua projektet e tyre infrastrukturore dy vitet e ardhshme. Ei rajon kemi me shumë se 20 miliardë euro projekte të infrastrukturës në energji, transport, lojërat mesdhetare, kemi projekte edhe në bujqësi, mjedis. Vetëm Kosova në plan ka pesë penda të ujit të cilët kontribuojnë në rritjen e rrjetit e cila më pas shton rendimentin bujqësore. Ideja e samitit ka qenë ti mbledhim kompanitë që munden me implementuar këto projekte, kompani me renome botërore, te mbledhim dhe qeveritë", u shpreh ai.
Dalipi ka paralajmëruar gjithashtu se ky format do të kthehet në ngjarje tradicionale, teksa sesioni i radhës është caktuar të mbahet në Tiranë gjatë vitit 2027, kurse më 2028 radha i takon Shkupit.
Duke folur për ndërlidhjen rajonale, ai veçoi nismat e përbashkëta ndërshtetërore, siç është projekti madhor i hekurudhës Durrës-Prishtinë.
"Platforma me mundësi edhe në vitet e ardhshme. Do të mbahet edhe në Tiranë sesionin e radhës 2027 dhe në Shkup 2028.. për vendin tonë është shumë i rëndësishëm, ne jemi shtet i vogël që të marrim vëmendjen e kompanive të mëdha që dëshirojnë me investua apo implementuar projekte. Nëse i marrim disa projekte të Kosovës dhe Shqipërisë ato janë të përbashkëta për shembull hekurudha Durrës-Prishtinë, e cila është një projekte me vlerë mbi 1.8 biliardë dhe si projekt do të na ndihmoj në rritjen e ekonomisë. Kosovën e bënë më të mirë dhe të përshtatshme për investime se vendet tjera", shtoi ai.
Infrastruktura mbetet shtylla kurrizore e përparimit ekonomik, ka përsëritur organizatori, duke shtuar se pa intervenime thelbësore në rrugë, hekurudha, ujëmbledhës dhe ekologji, nuk mund të flitet për zhvillim afatgjatë.
"Në këtë sektorë kemi projekte konkrete. Kanë impakt drejtpërdrejt në zhvillim ekonomik, ne nuk mund ti mendojmë nëse nuk kemi infrastrukturë rrugore, hekurudhore, nëse nuk kemi ambientin si duhet, penda të ujit. Infrastruktura është baza e çdo zhvillimi ekonomik. Jemi munduar si kompani të zgjedhim kompanitë kryesore në këtë sektorë prej më tepër te 15 shtete të ndryshme. Ato janë të interesuara me u takua me vendimmarrës dhe të kuptojnë më tepër cilst janë kërkesat specifike të projekteve", theksoi Dalipi.
Në këtë ngjarje po marrin pjesë sipërmarrje nga mbi 15 vende të ndryshme të botës, të cilat përmes takimeve direkte me autoritetet po njihen nga afër me kushtet, specifikat dhe mundësitë që ofron tregu rajonal.
Potenciali ekonomik i Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut vjen në një periudhë kur rajoni po tërheq sërish vëmendjen e investitorëve ndërkombëtarë, në funksion të proceseve integruese evropiane.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: