Aktuale
1 min lexim
Ndalet një njësi e Kosovës A, shkak defektet
Reklamë e Sponsorizuar
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se për shkak të një sinjalizimi për defekte në ventilatorët e kullës ftohëse, është e detyruar të ndalë njësinë A4 të Termocentralit Kosova A (TCA). U ndal rreth mesnatës.
Sipas KEK, kjo ndalesë bëhet me qëllim të parandalimit të një defekti me përmasa më të mëdha dhe për të mundësuar trajtimin sa më të hershëm të problemit.
“Partnerët tanë afaristë janë njoftuar me kohë për këtë ndalesë, dhe kapaciteti i kësaj njësie nuk është planifikuar për prodhim gjatë ditës së nesërme. Ekipet e Termocentralit Kosova A janë në gjendje të plotë gatishmërie dhe do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për identifikimin dhe sanimin e defektit, sapo të krijohen kushtet teknike. Objektivi ynë mbetet rikthimi i njësisë në operim sa më parë që të jetë e mundur”, thuhet në njoftim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: