Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Çështja e provimit të jurisprudencës, studentët paralajmërojnë protesta pas takimit me ministrin Shasivari

Redaksia Lajmetereja • 19-10-2026 12:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Çështja e provimit të jurisprudencës, studentët paralajmërojnë protesta pas takimit me ministrin Shasivari
Këtë të mërkurë, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, është zhvilluar një takim ndërmjet krerëve të lëvizjes studentore dhe ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, ku në fokus ka qenë rregullimi ligjor i provimit të Jurisprudencës. Në përfundim të këtij takimi, përfaqësuesit e studentëve kanë bërë të qartë se nuk do të pranojnë asnjë kompromis që nuk garanton mbajtjen e plotë të provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe, në masën 100%. "Ne nuk do të ndalemi vetëm te provimi i Jurisprudencës. E pyetëm ministrin për provimet tjera dhe fatkeqësisht ende nuk ka asnjë hap në këtë drejtim. Na kanë shkuar tre vite për të arritur diçka jo të plotë. Ne merremi me probleme të cilat duhet të ishin zgjidhur nga ligjet dhe kushtetuta jonë. Shpresoj që të vazhdojmë bashkëpunimin edhe për tema tjera", u shpreh Mevlan Ademi. Sipas tij, pavarësisht se modeli i prezantuar gjatë takimit përbën një arritje që nuk ka ekzistuar më parë, ai mbetet i paplotë dhe nuk përmbush pritshmëritë e tyre. Ademi ka theksuar se nëse miratohet një ligj që nuk siguron dhënien e provimeve profesionale plotësisht në gjuhën shqipe, do t'i rikthehen sërish protestave si mjet reagimi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar