Politikë
Seanca e re plenare në Kuvend, caktohet data dhe rendi i ditës
Reklamë e Sponsorizuar
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë vendim që seanca e radhës plenare të zhvillohet të enjten, duke filluar nga ora 10:00. Pika kryesore e rendit të ditës parasheh themelimin e Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).
Gjatë konferencës për media pas përfundimit të mbledhjes, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi se nënkryetarja e legjislativit, Vlora Çitaku, do të udhëheqë grupin punues të ngarkuar me hartimin e strategjisë shtetërore për Dhomat e Specializuara në Hagë.
“Institucioni i Kuvendit të Kosovës duhet të angazhohet me kapacitete të plota. Në këtë proces do të angazhohen edhe ekspertë vendorë e ndërkombëtarë të fushës për të dhënë ekspertizën e tyre. Besoj se kjo është qasja e duhur përballë këtij procesi që e konsiderojmë të padrejtë për vendin tonë”, u deklarua Haxhiu.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: