Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale 1 min lexim

KEK-u detyrohet të ndalë njësinë A4 të “Kosovës A”

Redaksia Lajmetereja • 10-05-2025 22:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
KEK-u detyrohet të ndalë njësinë A4 të “Kosovës A”
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se për shkak të një sinjalizimi për defekte në ventilatorët e kullës ftohëse, është e detyruar të ndalë njësinë A4 të Termocentralit Kosova A. Njësia është ndalur sonte, shkruan IndeksOnline. “Kjo ndalesë bëhet me qëllim të parandalimit të një defekti me përmasa më të mëdha dhe për të mundësuar trajtimin sa më të hershëm të problemit. Partnerët tanë afaristë janë njoftuar me kohë për këtë ndalesë, dhe kapaciteti i kësaj njësie nuk është planifikuar për prodhim gjatë ditës së nesërme”, thuhet në njoftimin e KEK-ut. Siç bën të ditur Korporata, ekipet e Termocentralit Kosova A janë në gjendje të plotë gatishmërie dhe do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për identifikimin dhe sanimin e defektit, sapo të krijohen kushtet teknike. “Objektivi ynë mbetet rikthimi i njësisë në operim sa më parë që të jetë e mundur” përfundon njoftimi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar