Aktuale
Krasniqi: Shmangni narrativat e rreme, historinë e vërtetë të UÇK-së e gjeni te dëshmitë e Jasharajve
Reklamë e Sponsorizuar
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj disa mediave, gazetarëve dhe analistëve, të cilët i ka akuzuar për përhapjen e narrativeve me ndikim “prorus dhe serb”.
Përmes një reagimi publik, Krasniqi ka theksuar se këto qëndrime synojnë shtrembërimin e së vërtetës historike, goditjen e institucioneve të vendit dhe nxitjen e përçarjeve shoqërore përmes agendave politike, etnike dhe fetare.
Gjithashtu, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të shmangin ndjekjen e emisioneve apo deklaratave publike që, sipas tij, hiqen si mbrojtëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por në thelb sulmojnë shtetin dhe vetë themelet mbi të cilat u ngrit dhe luftoi UÇK-ja.
Në fund të reagimit të tij, Krasniqi ka sugjeruar që për çdo çështje që lidhet me të kaluarën e lavdishme të luftës, qytetarët duhet t'i referohen materialeve arkivore dhe dëshmitë e familjes Jashari, Fehmi Lladrovcit dhe dëshmorëve të tjerë, pasi sipas tij, aty ruhet fytyra e vërtetë e UÇK-së.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: