Sport
Dëmtimi i Conceiçaos hap dyert për Edon Zhegrovën te Juventusi?
Reklamë e Sponsorizuar
Skuadra e Juventusit ka pësuar një goditje të rëndësishme pas dëmtimit të sulmuesit Francisco Conceiçao gjatë duelit të fundit kundër Lazios, sfidë në të cilën bardhezinjtë u mposhtën me rezultatin 3-0.
Sipas mediave ndërkombëtare, sulmuesi portugez rrezikon të qëndrojë jashtë fushave të blerta për një periudhë prej rreth një muaji për shkak të një dëmtimi në shpatull.
Kjo mungesë e detyruar e portugezit pritet t'i hapë rrugë sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovës, duke i krijuar atij mundësi reale për të fituar më shumë hapësirë dhe minuta lojë në fanellën e gjigantit italian.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: