Sport
Magji në fushë nga Ernest Muçi, sulmuesi kuqezi merr vlerësime speciale nga klubi i tij
Reklamë e Sponsorizuar
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, ka zhvilluar një paraqitje fantastike në përballjen ndaj Bjellorusisë, e cila u mbyll me fitoren e pastër 2-0 për kuqezinjtë në kuadër të Ligës e Kombeve.
Lojtari me origjinë nga Pogradeci la gjurmë në këtë takim duke realizuar golin e dytë në minutën e 45+2’, çka i dha avantazhin e sigurt skuadrës sonë kombëtare para përfundimit të pjesës së parë.
Përveç rrjetës së tundur, 25-vjeçari dhuroi momente klasifikuar në çdo prekje të topit. Forma e tij e lartë nuk ka kaluar pa u vënë re as nga klubi turk i Trabzonsporit, ku sulmuesi kuqezi aktivizohet në nivel klubesh.
"E përgëzojmë futbollistin tonë Ernest Muçi për realizimin e golit të dytë në triumfin 2:0 të Shqipërisë kundër Bjellorusisë në Ligën e Kombeve", thuhet në reagimin e skuadrës nga Turqia, e cila shoqëroi urimin me një foto ku Muçi nä fanelën e klubit shihet përpara një flamuri gjigant shqiptar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: