Aktuale
“Të kisha rrahur me grushte, o gënjeshtare”: Xhuli Nura përballet ashpër me një komentues në rrjetet sociale
Reklamë e Sponsorizuar
Xhuli Nura mbetet një ndër figurat më të lakuara në mediat rozë, e cila tërheq vëmendjen duke ndarë me fansat momente nga përditshmëria e saj dhe faza e re e jetës si nënë.
Ish-banorja e njohur e edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova” (BBVK) së fundmi solli në jetë binjakë. Gjatë kësaj kohe, ajo ka treguar hapur përsfidat dhe vështirësitë e periudhës pas lindjes, e njohur si postpartum, duke gjetur mbështetjen e shumicës së ndjekësve.
Megjithatë, gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë me audiencën e saj në platformën Instagram, ku po lexonte mesazhet e ardhruara, ajo nuk u ndesh vetëm me fjalë të ngrohta, por edhe me fyerje të rënda nga përdorues të ndryshëm.
“Kuku o allah po të kisha kënaq grushta, oj rrence o tullusumi i shqiptarisë”, shkruhej në një nga mesazhet provokuese që iu drejtua asaj.
Në pamundësi për të heshtur ndaj këtij sulmi verbal, Nura zgjodhi t'i kthejë përgjigje publike komentuesit, duke vënë theksin te integriteti i saj, ruajtja e traditave dhe krenaria për identitetin kombëtar.
“Ju e dini sa krenare edhe pse jam lind e rrit ne diasporë e flas gjuhën shqipe i mbaj traditat shqiptare jam shumë shqiptare edhe pse normal jam finlandeze i di 4-5 gjuhe, kam jetu gjashtë shtete ndryshme, dy vjet jetës tem i kom jetu ne Kosovë, po mendoj ma shumë në Kosove se tjera shtete, jam shume krenare per atë që jam, kur ka kësi komente si kjo njeri i paaftë që komenton negativisht.., që mua më vjen shumë keq se eshte ne pozitë shume te keqe te jetës së vetë spirituale dhe mentale dhe komenton prej mllefit të keq për njerezit që janë të arritur kështu që mua me vjen shumë keq shpresoj që e gjen një rrugë-zgjidhje me naj psikolog ose najkush për me e hjek mllefin që e ki e ishalla Zoti ta ban jeten qysh ki qef ti pa e mllefosë dikënd tjetër pa ia jap energji te keqe”, u kundërpërgjigj ajo.
Pavarësisht rasteve të tilla të pakëndshme, Xhuli vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, duke dokumentuar sfidat dhe gëzimet e mëmësisë përkrah ndjekësve të saj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: