Kronikë
Vazhdojnë protestat në kryeqytet: Studentët mblidhen sërish para Ministrisë së Arsimit, reagon Rama
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim lidhur me aktet e dhunës të shënuara gjatë shtatë ditëve të protestave. Ai është fokusuar te sulmet ndaj punonjësve të policisë, duke i vlerësuar ata si më të mirët përballë agresionit të krijuar dhe u ka bërë thirrje efektivëve që të ruajnë durimin e vetëpërmbajtjen.
“Respekt dhe po, jeni më të mirët në këto ditë agresioni me gurë e me zjarr mbi ëndrrën e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian. Durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë që protestojnë. Forcë me gurëhedhësit dhe zjarrvënësit e maskuar”, u shpreh Rama.
Ndërkohë, në ditën e shtatë të tubimeve në Tiranë, studentët dhe gjimnazistët kanë nisur grumbullimin përpara Ministrisë së Arsimit. Ndryshe nga ditët e kaluara, protesta e sotme ka nisur në një atmosferë ndryshe, me këngë dhe valle, ndërsa të rinjtë janë mbledhur për të vijuar qëndresën e tyre para këtij institucioni.
Për mbarëvajtjen e tubimit dhe garantimin e rendit e sigurisë publike, efektivët e Policisë së Shtetit janë pozicionuar në krahun tjetër, përballë goditjes së ministrisë.
Prej gjashtë ditësh, qytetarë, nxënës dhe studentë kanë dalë në sheshe për të protestuar në kryeqytet. Tubimet e mëparshme janë karakterizuar nga tensione, episode dhune, ndërhyrje të forcave të rendit, dëmtim dhe djegie të bizneseve private, sulme ndaj institucioneve shtetërore, si dhe persona të lënduar nga të dyja palët.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: