Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për dhunë në familje

Redaksia Lajmetereja • 10-05-2025 20:47
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për dhunë në familje
Një zyrtar policor në Gjilan është arrestuar sot nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) nën dyshimin për kryerjen e veprës penale dhunë në familje. Lajmi u konfirmua përmes një komunikate zyrtare nga IPK, duke njoftuar se hetuesit e Departamentit të Hetimeve ndërhynë pas raportimeve të marra nga Policia e Kosovës. Sipas njoftimit, incidenti dyshohet se ndodhi në orët e hershme të mëngjesit në qytetin e Gjilanit. Pas marrjes së informatave, IPK-së bëri të ditur se ekip[et u paraqitën në vendin e ngjarjes, ku ndërmorën veprimet e para hetimore. Viktima e rastit është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që hetimet kanë vijuar në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan. Me vendim të prokurorit të rastit, zyrtari policor është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij është marrë masa e suspendimit nga Policia e Kosovës, me rekomandim të Inspektoratit Policor.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar