Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Dyshohet se kanë vjedhur në një depo pijesh, Policia arreston dy persona në Zveçan

Redaksia Lajmetereja • 10-05-2025 20:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Dyshohet se kanë vjedhur në një depo pijesh, Policia arreston dy persona në Zveçan
Publikuar më: Një person ka raportuar në Polici se në fshatin Grabovc, ka parë nëkamerat e sigurisë se dy persona kanë kryer vjedhje në një depo pijesh.Policia ka filluar menjëherë hetimet dhe gjatë ekzaminimit është konstatuar se një dritare e objektit ishte hapur me forcë. ndërsa jashtë, përmes dritares së hapur, ishin hedhur disa paketime me qumësht. Në vendin e ngjarjes janë vërejtur edhe gjurmë gjaku, që dyshohet se kanë mbetur gjatë veprimeve të personave të përfshirë në rast. Pas aktivizimit të sistemit të alarmit, dyshohet se ata janë detyruar të largohen nga objekti në mënyrë të shpejtë. “Njësitë patrulluese kanë ndjekur gjurmët që dilnin nga vendi i ngjarjes, përfshirë edhe gjurmët e gjakut, të cilat i kanë çuar deri te një shtëpi e pabanuar. Aty janë hasur dy persona të dyshuar: një femër me inicialet S.M. (39 vjeçe) dhe një mashkull me inicialet E.H. (43 vjeç), të cilët dyshohet se janë autorët e këtij rasti. Në afërsi të vendit të ngjarjes është gjetur një automjet i dyshimtë, i cili pas verifikimeve rezultoi të jetë në pronësi të personit të dyshuar E.H. Të dyshuarit janë intervistuar, ndërsa të gjitha veprimet policore janë paraqitur te Prokurori i Shtetit, me vendim të të cilit personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar