Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

Vëllai i kryeministrit Kurti merr pozitë në zyrën për shitje dhe blerje të rrymës në KEK

Redaksia Lajmetereja • 10-05-2025 20:00
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vëllai i kryeministrit Kurti merr pozitë në zyrën për shitje dhe blerje të rrymës në KEK
Publikuar më: Gazetari Lirim Mehmetaj ka bërë publike një zhvillim të ri brenda Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). Sipas tij, Taulant Kurti, vëllai i kryeministrit Albin Kurti, është emëruar në një pozitë në Zyrën për Operime, që merret me Shitje dhe Blerje të Energjisë Elektrike. Kjo drejtori luan një rol të rëndësishëm në menaxhimin e transaksioneve të energjisë – duke përfshirë shitjen dhe blerjen e rrymës nga KEK-u. Gazetari Mehmetaj, përmes një statusi në rrjete sociale, ka ngritur pikëpyetje rreth përzgjedhjes së Kurtit në këtë pozitë, duke theksuar se ai nuk ka përgatitjen profesionale për këtë rol dhe se brenda institucionit nuk dihet kush dhe si ka marrë vendimin për emërimin e tij. As nga KEK-u, e as nga Zyra e Kryeministrit, deri tani nuk ka ndonjë sqarim zyrtar për këtë emërim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar