Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Nisja e ëndrrës: Ruben Amorim thyen rekord historik te Milanit dhe thur elozhe për Rabiot

Redaksia Lajmetereja • 19-10-2026 08:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Nisja e ëndrrës: Ruben Amorim thyen rekord historik te Milanit dhe thur elozhe për Rabiot
Ruben Amorim po lë gjurmë të pashlyeshme që në hapat e tij të parë në krye të stolit të Milanit. Strategu portugez ka regjistruar një ecuri fantastike prej shtatë takimesh radhazi pa njohur humbje në elitën e futbollit italian, Serie A, duke siguruar kështu një vend të merituar në faqet e historisë së gjigantit kuqezi. Të dhënat zyrtare nga kompania e njohur e statistikave, Opta, konfirmojnë se 40-vjeçari është bërë vetëm trajneri i tretë në analet e klubit milanez që mbetet i pamposhtur gjatë shtatë sfidave të para në kampionat. Statistikat e deritanishme tregojnë një bilanc prej katër fitoresh dhe tri barazimesh nën drejtimin e tij. Këtë arritje të jashtëzakonshme në të kaluarën e kishin regjistruar vetëm Héctor Puricelli në vitin 1955, i cili numëronte tri fitore e katër barazime, si dhe Luis Carniglia në vitin 1963, i cili kishte të njëjtin bilanc si Amorim, me katër suksese dhe tri ndeshje të mbyllura në barazim. Krahas suksesit historik, kreu i stolin kuqezi u ndal te mesfushori Adrien Rabiot dhe reagimet e tij emocionale pas triumfit të fundit kundër Atalantës. “Rabiot është një lojtar special. Më kujtohet se ai ka thënë saktësisht të njëjtën gjë edhe për kombëtaren. Po flasim për lojtarë që kanë fituar gjithçka, madje edhe Kupën e Botës. Kjo mund t’i ndodhë çdo skuadre. Ai ka thënë të njëjtën gjë edhe në kombëtare dhe kjo më pëlqen”, u shpreh Amorim në konferencë. Gjatë prononcimit të tij, trajneri portugez shtoi se kuqezinjtë nuk e meritonin ta mbyllnin takimin me një shije të kesaj natyre, duke iu referuar momenteve të tensionit dhe vështirësive që u shfaqën në çastet e fundit të përballjes. “Nuk është vetëm çështje mentaliteti, por edhe mënyra se si ndihemi, madje edhe brenda stadiumit. Stadiumi nuk zbret në fushë për të luajtur, por pas ndeshjes së parë e kam ndier se si ka ndryshuar atmosfera. Është një aspekt për të cilin duhet të punojmë si ne, ashtu edhe tifozët tanë. Kur ndodh diçka gjatë ndeshjes, duhet të vazhdojmë të luajmë në të njëjtën mënyrë. Rabiot është shumë emocional kur flet pas ndeshjeve dhe mua më pëlqejnë vërtet shumë lojtarët emocionalë”, përfundoi fjalën e tij tekniku i Milanit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar