Aktuale
Humbje e rëndë për aktorin Ylber Bardhi, ndahet nga jeta motra e tij
Reklamë e Sponsorizuar
Aktori i mirënjohur Ylber Bardhi po kalon një nga periudhat më të vështira të jetës së tij pas një tragjedie familjare. Përmes një postimi prekës në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se është ndarë nga jeta motra e tij, Besa.
I pushtuar nga pikëllimi, artisti ka ndarë me ndjekësit fjalë zemre, duke theksuar se kjo ikje e parakohshme ka lënë një boshllëk të pazëvendësueshëm dhe se një pjesë e shpirtit të tij është shuar bashkë me të.
"BESA ime, motra ime e dashur. Sot një pjesë e shpirtit tim u shua bashkë me ty", ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook, duke shoqëruar mesazhin me homazhe për të ndjerën.
Në mbyllje të dedikimit të tij emocional, Bardhi ka siguruar se kujtimi i saj do të mbetet i gjallë përjetësisht, duke shkruar: "Vëllai yt do të të mbajë përjetë në zemër, sepse motrat nuk harrohen kurrë, e as kur largohen nga kjo jetë. Të dua".
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: