Aktuale
Ngritja profesionale e ushtarakëve: Kursantët e FSK-së zhvillojnë vizitë studimore në Shqipëri
Reklamë e Sponsorizuar
Pjesëtarët e Gjeneratës 04/2027 nga Kursi i Rreshter Majorëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë zhvilluar një vizitë studimore në Republikën e Shqipërisë.
Siç bëhet e ditur në njoftimin zyrtar të FSK-së, ky udhëtim u realizua në kuadër të partneritetit bilateral ndërmjet Shkollës së Nënoficerëve dhe Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) të FSK-së me Qendrën e Arsimimit dhe Përgatitjes së Nënoficerëve (QAPN) të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Aktiviteti kishte si synim kryesor pasurimin e njohurive ushtarake e profesionale, ndarjen e praktikave më të mira të punës, si dhe konsolidimin e bashkëpunimit dypalësh në procesin e arsimimit dhe stërvitjes së nënoficerëve të nivelit të lartë.
Gjatë kësaj vizite, pjesëmarrësit u njohën nga afër me rolin thelbësor dhe detyrat e rreshter majorëve në drejtimin e trupave, ruajtjen e disiplinës, motivimin e personelit si dhe avancimin e tyre profesional.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: