Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport 1 min lexim

Serbia nuk pret që të ndëshkohet nga BE-ja për vizitën e Vuçiqit në Moskë

Redaksia Lajmetereja • 10-05-2025 14:47
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Serbia nuk pret që të ndëshkohet nga BE-ja për vizitën e Vuçiqit në Moskë
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka pretenduar se Serbia nuk do të ketë sanksione apo pengesë në rrugën për integrim në Bashkimin Evropian për shkak të vizitës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Moskë për paradën ushtarake në shënim të “Ditës së FitoreS”. “Nuk do të ketë asnjë pengesë të integrimit evropian apo sanksione. Kjo do të shihet së shpejti. Mund të presim vetëm vazhdim të zhvillimeve”, ka thënë ai për televizionin publik serb. Sipas Gjuriqit, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, do ta vizitojnë së shpejti Serbinë dhe se ai pret që gjatë vizitës së tyre të ketë “forcim të raportesh me Brukselin”. Duke komentuar vizitën e Vuçiqit në Moskë, Gjuriqi ka thënë se kjo ishte e rëndësishme për të forcuar pozicionin në politikën e jashtme për çështjen e Kosovës dhe për zhvillim ekonomik. Edhe pse Serbia nuk pret masa ndaj saj për këtë vizitë,vetë Kallasi ditë më parë u shpreh që “shtetet anëtare nuk e pranojnë lehtësisht”. E përfaqësues të Kosovës kanë thënë se kjo vizitë ka qenë sinjal që të ndalet politika ledhatuese karshi Serbisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar