Kronikë
Tension dhe ankth te Komisariati Nr. 3: Prindërit presin prej katër ditësh fëmijët e shoqëruar, lirohen dy të rinj
Reklamë e Sponsorizuar
Përtej situatës së tensionuar dhe dëmeve të shkaktuara në zyrat e pritjes nga sulmi i protestuesve, ambientet e jashtme të Komisariatit nr. 3 të Policisë janë kthyer në pikëqendrim ankthi për dhjetëra prindër. Ata prej më shumë katër ditësh qëndrojnë në pritje të fatit të fëmijëve të tyre, të cilët u ndaluan gjatë zhvillimeve të fundit.
Sipas raportimeve nga terreni, familjarët ndodhen në një izolim informativ dhe pa asnjë mundësi komunikimi zyrtar me të rinjtë që mbahen në paraburgim, ndërkohë që situata mbetet e tensionuar pas tentativave të përsëritura për të sulmuar godinën e policisë.
Megjithatë, situata ka shënuar një zhvillim pozitiv gjatë transmetimit live, ku dy prej të rinjve të ndaluar kanë fituar lirinë duke u bashkuar sërish me familjarët e tyre.
Një nga vajzat e liruara nga ambientet e paraburgimit është shkurtimisht deklaruar për media, duke sqaruar se pavarësisht ndalimit, gjatë procedurave nuk është ushtruar dhunë ndaj tyre.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: