Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Një 19-vjeçar plagos me armë zjarri motrën e tij

Redaksia Lajmetereja • 10-05-2025 12:45
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Një 19-vjeçar plagos me armë zjarri motrën e tij
Publikuar më: Një 19-vjeçar në Ferizaj ka plagosur motrën e tij me armë zjarri. Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline, Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt. “Rreth orës 10:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Mejdi Xhaferri” në Ferizaj. Dyshohet se personi E.M. (19 vjeç, M/K) ka plagosur motrën e tij 25-vjeçare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një veprimi të shpejtë policor, i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar”, ka pohuar ai. Veseli tregoi se viktima pas pas ndihmës së parë në Emergjencën e Ferizajt, është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Veseli tha se në  vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha veprimet hetimore, ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se është kryer vepra. “Motivi i incidentit ende mbetet i panjohur dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, pohoi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar