Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Në qendër të vëmendjes: Emily Ratajkowski shkëlqen në tapetin e kuq krah regjisorit francez

Redaksia Lajmetereja • 18-10-2026 20:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Në qendër të vëmendjes: Emily Ratajkowski shkëlqen në tapetin e kuq krah regjisorit francez
Modelja e njohur Emily Ratajkowski ka marrë vëmendjen e të gjithëve gjatë paraqitjes së saj në mbrëmjen gala të Muzeut të Akademisë në Los Angeles, e cila u mbajt të shtunën. Ajo u shfaq në tapetin e kuq në krah të partnerit të saj, regjisorit Romain Gavras. E veshur me një fustan të kuq, të ngushtë pas trupit që theksonte linjat e saj, 35-vjeçarja dukej tejet elegante. Veshja e saj spikaste me mëngë të përdredhura dhe detaje të rrudhosura në zonën e belit. Nga ana tjetër, 45-vjeçari Romain Gavras u paraqit i veshur me një kostum klasik të zi, të kombinuar me këmishë të bardhë dhe kravatë. Dyshja dukej mjaft e afërt dhe në humor të mirë teksa pozonte për fotografët në prani të shumë personaliteteve të tjera të njohura. Regjisori francez, i njohur edhe për lidhjet e tij të mëparshme me këngëtaret e njohura Dua Lipa dhe Rita Ora, nä dukje po shijon romancën e re. Lidhja mes modeles dhe regjisorit nisi të përflitej në muajin nëntor të vitit të kaluar, ndërsa daljet e tyre publike po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Pak javë më parë, ata u fotografuan duke shëtitur dorë për dore dhe duke shkëmbyer puthje në rrugët e Romës gjatë një udhëtimi romantik. Kjo paraqitje e fundit në Los Angeles duket se konfirmon përfundimisht lidhjen e fortë dhe afërsinë mes çiftit, duke tërhequr sërish vëmendjen e mediave dhe publikut.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar